Para një viti sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, u fejua me një vajzë nga Kosova dhe gjithçka rreth kësaj lidhjeje u mbajt e fshehtë nga mediat dhe nuk u publikua asnjë foto e çiftit.
Përveç emrit të saj, të cilin e mësuam: Elona. Edhe pse ka kaluar një vit nga fejesa e tyre, Armando nuk e kishte publikuar asnjëherë të dashuren e tij dhe as nuk ishte shoqëruar nga ajo në eventet publike. Por mbrëmjen e së premtes, Sadiku është parë për herë të parë me të fejuarën e tij në eventin ODA, në Pallatin Presidencial.
Armando kishte zgjedhur një kostum elegant kurse Elona një fustan të zi dhe sandale ngjyrë ari, duke bërë kështu një çift shumë simpatik.