Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila, është bërë baba për herë të dytë. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Jordaninë, ai ka kërkuar leje nga trajneri për t’u nisur për në Janinë dhe ka qenë prezent në kohë gjatë ardhjes në jetë të vajzës së tij.
Andi dhe bashkëshortja e tij, Ornela, vendosën që vogëlushen e ardhur në jetë t’a pagëzonin me emrin e veçantë Axa dhe ditën e sotme futbollisti ka ndarë me ndjekësit postimin e parë me të bijën.
Ai ka publikuar një foto shumë të ëmbël të familjes së tij tashmë të përbërë nga 4 persona dhe në përshkrimin e fotos ku bashkëshortja shihet me vogëlushen në krahë, Andi ka shkruar:
“E gjithë bota jemi 4. Mirëseerdhe në jetë Axa Lila”, ka shkruar Lila në profilin e tij në Instagram, duke shprehur lumturinë për faktin që u bë baba.