Futbollisti nga Kosova që luan në Gjermani, Valdrin Mustafi, është njëri ndër personat e shumtë që janë prekur nga koronavirusi.
Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai ka treguar se kur e ka kuptuar që është i prekur nga kjo pandemi dhe si e ka përjetuar lajmin.
“Unë lajmin e kam kuptuar në mëngjes dhe në një far mënyre e kam pritur sepse kam qenë i bllokuar në gjoks dhe fyt”.
“Jam testuar të shtunën në mëngjes, ka ardhur mjeku dhe më ka testuar. Ka qenë një test i zakonshëm. Pastaj lajmin se jam i prekur me COVID-19, ma kanë kumtuar përmes telefonit”.
“Kam pasur pak panik, babi ka qenë në punë – unë kam ndenjur në dhomë derisa e qetësova veten dhe pastaj ju tregova familjarëve. Besoj se virusin e kam marrë në Hanover duke lozur me futbollistë të tjerë”.
“Ilaçet do të vijnë nesër – jam në kontakt me mjekë dhe ata nesër do t’i sjellin ilaçet. Ata më kanë kërkuar që të pushoj dhe ta qetësoj veten. Tash jam në karantinë për 14 ditë”.