Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars jo vetem që është ngjarja kryesore në botën e kinematografisë, por është gjithashtu një sfilatë mode e mrekullueshme.
Fustanet që aktoret zgjedhin për të parakaluar në tapetin e kuq shpesh herë të marrin frymën.
Por jo vetëm kaq. Këto fustane diktojnë edhe prirjet për vitin e ardhshëm në botën e modës.
Disa prej këtyre fustaneve mbesin të paharruar në historinë së modës.
Ndërkohë që të famshmit po mendojnë se si do të duken për ceremoninë e ardhshme të ndarjes së çmimeve Oscars, më poshtë po ju kujtojmë disa nga veshjet që e kanë bërë historinë.