Çifti më simpatik i skenës shqiptare, më në fund ka vendosur që ta kurorëzojë me martesë dashurinë shumë vjeçare.
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe i fejuari i saj, aktori Bes Kallaku do të martohen në një ceremoni madhështore me 1 shtator të këtij viti.
Teksa dita e madhe po afron, ata kanë filluar edhe shpërndarjen e ftesave për të ftuarit e tyre, dhe ato janë thjesht magjike.
Një grimcë nga ky detaj i rëndësishëm i dasmës, e kanë publikuar në Instagram motrat Greta e Eni Koçi, të cilat janë shprehur shumë të lumtura që janë ftuar në ahengun e dy familjeve.
“Kjo ftesë është magjike”, ka shkruar Greta, duke e prezantuar atë përmes një videoje./Prive.al