Tashmë kur jemi më afër se kurrë dasmës së këngëtarit Albatrit Muqiqi po dalin dalëngadalë detajt pa të cilat ndoshta dasma nuk do të kishte hijeshinë e saj.
Ftesat janë një ndër detajet e para të dasmës të cilat u dorëzohen të ftuarve një nga një.
Megjithëse ato janë dërguar tash e një kohë nëpër adresat e caktuara vetëm së fundmi kompania e cila i ka punuar ato ka vendosur t’i bëjë publike për opinionin e gjerë.
Ato janë të punuara totalisht me dorë dhe duken mjaft speciale detaj ky i cili paralajmëron një event gjigand i cili do të zhvillohet më 11 nëntor në “Hotel Emerald”
Më poshtë keni edhe një video ku tregon mënyrën e veçantë të krijimit të tyre. /Prive.al/