Fotografia të cilën e shihni më poshtë, është bërë virale në rrjetet sociale.
Në të shihen automjetet ushtarake të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që janë nisur që në mëngjes drejt Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm nga i cili ka viktima dhe shumë të lënduar.
Besa Kokëdhima, këngëtarja e famshme nga Shqipëria, ripostoi këtë imazh dhe shkroi: “Sa emocionuese kjo fotografi…Forcat ushtarake të Kosovës drejt Shqipërisë për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga fatkeqësia…sa me fat jemi që kemi njëri – tjetrin…Jemi një gjak! Kosovë TE DUA”.
Deri tani raportohet për rreth 16 të vdekur dhe më shumë se 600 të plagosur./Prive.al