French Montana është liruar nga spitali pas dy javësh qëndrimi.
Artisti i famshëm doli nga spitali West Hills në fillim të kësaj jave, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse Montana ka dalë nga spitali, ai duhet të përkujdeset për shëndetin dhe të pushojë për së paku 30 ditë në shtrat.
Këngëtari po trajtohej për dehidrim dhe rraskapitje pas një udhëtimi që përfshinte ndalesa në katër vende të ndryshme në më pak se një javë.