Françeska Jaçe reagon herë të parë pas aksidentit

By

Më 16 nentor rreth-rrotullimi i Nartës në Vlorë, u aksidentua një makinë e tipit “BMË” të cilën po e drejtonte modelja, Françeska Jaçe, bëri të ditur Bold News, transmeton Prive.

Modelja që po i jepte makinës e cila për arsye ende të paqarta ka humbur drejtimin, ka dalë jashtë rrugës dhe është përmbysur.

Franceska ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Përmes postimit të fundit modelja reagoi lidhur me atë aksident. Ajo publikoi një video, ku me sa duket gjendej në një kishë, kurse falënderon të gjithë që i kanë dërguar mesazhe këto ditë.

“Zoti ju ndihmoftë! Faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe mesazhet e përzemërta”, shkruan ajo. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm