Se këngëtari Robert Berisha është një baba i përkushtuar kjo nuk paraqet në fakt asnjë dilemë.
Këtë Roberti e dëshmon pothuajse çdo ditë përmes postimeve të tij ku shfaqet me të bijën, Renée nga dhoma e gjumit deri tek kopshti i lodërave.
Por nëse në shumicën e rasteve fotot e Robertit kanë në fokus vetëm princeshën e vogël, më e reja shfaq një moment tejet të ëmbël babë e bijë.
Këngëtari i hitit ‘Të dua’ shfaqet i shtirë me Renée e cila fle e qetë në krahun e tij.
Kjo fotografi nga ndjekësit e shumta është konsideruar si një prej më të mirave të Robertit me princeshën e vogël. /Prive.al/