Dua Lipa feston ditëlindjen, ja sa vjeçe po bëhet

By

Një vajzë si ajo, ka fituar zemrat e miliona adhuruesve.

E bukur, e talentuar e veçantë dhe e suksesshme, Dua Lipa, është njëra ndër vajzat që i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me famën e saj.

Në mesin e shumë sukseseve, ajo po feston ditëlindjen e saj, e rrethuar nga miqtë e vet e ndoshta edhe një i dashur potencial, i cili mund të jetë sipas të gjitha raportimeve, muzikanti Paul Klein.

Lipa të martën po feston 22 vjetorin e lindjes. Këngëtarja ka thënë se pas koncerteve të mbajtura në Azi, do rikthehet në Londër, në shtëpinë e saj për të festuar këtë ditëlindje, si dhuratë për të cilën ka marrë suksesin e hatashëm me këngën e re “Neë Rules”, e cila theu rekorde të dëgjimit në Britani të Madhe, ndërsa në YouTube ka marrë 112 milionë klikime. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm