Supermodeljla Gigi Hadid sapo ka zbuluar barkun e saj të rrumbullakosur.
Megjithëse ajo mbajti të fshehtë shtatzëninë, më pas e konfirmoi kur mediat e zbuluan për mbarë botën.
Mami e ardhshme Gigi Hadid ndezi Instagramin të mërkurën duke shpërndarë disa fotografi mahnitëse nga fotosesionet e saj të maternitetit.
Supermodelja 25-vjeçare dhe këngëtari Zayn Malik janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Në foto bardhë e zi ajo shkruan, “Po rrisë një engjëll”.
E në fotot tjera që ajo publikoi shkruan, “Po e gëzoj këtë kohë. E vlerësoj gjithë dashurinë dhe urimet tuaja”. /Prive.al