Qëllimi i tij ishte i mirë dhe tejet human, por një fotografi e publikuar nga reperi Kastriot Rexha, ngjalli shumë polemika në mes fansash.
Në imazhin e publikuar, Majk shihet pranë një djaloshi me Down Sindrom, të cilit po i falte shumë dashuri e me siguri djaloshi në fjalë është edhe fans i Majk.
Por fansat e tij filluan kritikat në adresë të reperit, duke i sugjeruar “që t’i falë dashuri djalit të tij Roanit, në vend të fëmijëve të tjerë”.
Deklarata ‘bombë’ e Majkit: Djalin nuk ma len me pa nana e vet
Kjo bëri që Majk, të reagonte karshi këtyre komenteve për herë të parë duke treguar një pjesë të historisë së tij private dhe familjare.
Ndonëse qëllimi i tij ishte shumë i pastër dhe Majk po shfaqte anën e tij humane, gjërat morrën për të kundërtën dhe ai u bë lajmi i ditës në shoubizin shqiptar.
Deklaratës së Majk, më pas i është përgjigjur edhe ish e dashura e tij Majlinda Zeka, e cila i ka mohuar deklaratat e mësipërme të reperit.
Lajmin mund ta lexoni këtu.
Majlinda i kundërpërgjigjet Majkit për djalin, e kërcënon me…