Është një prej ikonave shqiptare të bukurisë që na bie ndërmend ndër të parët kur flitet mbi këtë temë.
Almeda Abazi, ish-Miss Shqipëria, bashkëshortja e aktorit turk Tolgahan Sayisman shpesh është komentuar mbi bukurinë e saj.
Mungesa e natyralitetit dhe intervenimet kirurgjike të përfolura kanë bërë që shpesh në media Almeda t’i pushtojë portalet.
Përpos hundës që e ka pranuar vetë se e ka korigjuar, duket se Almeda nuk ka komplekse nga e kaluara.
Ajo është rikthyer me fotografi qysh në adoleshencën e hershme dhe pas zgjedhjes Miss në vitin 2008 duke furnizuar vetë mediat me fotografi nga e kaluara, me të cilat duket se është plotësisht në paqe me veten. /Prive.al