Elita Rudi duket se po e shijon goxha shumë periudhën e pritjes së ëmbël.
Larg impenjimeve profesionale, bukuroshen po e shohim në vazhdimësi në shëtitje nga një cep në tjetrin.
E duket se mikun më të mirë në këtë kohë, Elita po e ka ushqimin.
Prezantuesja është shfaqur me një pjatë pasta dhe bluzën me mbishkrimin: ‘Jam e uritur’, shoqëruar me një tjetër tek pjesa e stomakut ku thuhet: ‘Edhe unë’.
Ajo që bie në sy është nuri i shtatzënisë që duket se e ka zbukuar edhe më shumë Elitën. /Prive.al