I ftuar në Prive për të ndarë 10 gjërat që nuk i dinit më parë, ishte reperi Gent Fatali.
Nga historitë qesharake të fëmijërisë, talentin e tij të pashoq në lojëra kompjuterike ai ndau edhe një tjetër detaj që më parë nuk e dinim.
Bëhet fjalë për fobinë e tij për të cilin reperi ka kuptuar rishtazi që ekziston.
Frika të cilën e përshkruan reperi nga paternat që përsëriten dhe ato i që ngjajnë vrimave të shumta quhet Tripofobi (Trypofobia) dhe një përkufizim i shpejtë do të ishte:
“Trypofobia është një neveri ose frikë nga grupimet e vrimave, gungave apo paternave të vogla. Kur njerëzit shohin këtë lloj grupi, ata shfaqin simptoma të neveritjes ose frikës. Shembuj të objekteve që mund të shkaktojnë një përgjigje të frikës përfshijnë bishtajat e farave ose kosherja e bletëve. “