Këngëtari i ri nga Shkupi, Florian Beqiri, pas një pauze afro 6 mujore pritet të rikthehet me projekt të ri.
Kënga e re tashmë e përfunduar do të mbajë vulën e Brick Records teksa asaj do t’i bashkangjitet edhe videoklipi për të cilin kanë nisur xhirimet sot.
Kujtojmë se projekti i fundit i artistit ‘Eja’ arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm duke i sjellë atijë edhe një numër mjaft të madh koncertesh e përfitimesh të ndryshme.
Floriani edhe këtë herë do ti qëndroj besnik stilit të tij të këngëve argëtuese teksa numërimi prapa për prurjen e re veçse ka filluar. /Prive.al/