Flori mbron Ballistin, kërkon të mos heshtet rasti i tij

By

Ngjarjet e fundit që u ndërlidhën me arrestimin e Ballistit pak orë para ndeshjes me Serbinë e kanë indinjuar fort këngëtarin Flori Mumajesi.

Ky i fundit përmes një postimi në Instagram shprehet i dëshpëruar me heshtjen që po pason arrestimin e tij.

Flori gjithashtu tërheq paralele duke pyetur se a jemi ne si popull këta që për 24 orë të bëjmë hero e të rrëzojmë përsëri.

Postimin ai e shoqëron me një insert nga dokumentari ku flet Ballisti për përshëndetjen me fëmijët para nisjes për Beograd dhe momentin tani kur ai del përpara gjykatës e ku i kërkohet t’a heqë bluzën me simbole shqiptare.

Ky është postimi i plotë i Florit:

Per 24 ore te bejne hero dhe per 24 ore te rrezojne perseri?! Keta jemi ne?!
Nuk jam ndjere kurre me shume krenar ne jeten time se ajo dite qe u ngrit ai flamur ne mes te Beogradit…
Sot kur e shikoj ne lajme Ismail Morinen me behet akoma edhe me e hidhur humbja, prandaj zgjedh te mos hesht per shqiptarin tim, patriotin e vertete dhe me te kercenuar ne shqiptari per jeten e tij. Ne nuk kishim mundesi ta mbronim jeten e tij, prandaj mbase dhe ai nuk kishte zgjidhje tjeter per tu vetmbrojtur. Mbase edhe une do te beja te njejten gje, cilido nga ne mbase do ta bente, por sot te pakten kemi mundesi qe sado pak ta mbrojme lirin e tij. Mjafton vetem te mos heshtim! Ne jemi te lire ndersa ai jo! Kete here mundemi ta mbrojme ate duke i harxhuar 2 minuta nga jeta jone ne mbeshtetje te tij sepse nganjehere populli eshte gjygjtari i vertet.
Ismail Morina ”BALLISTI” nuk eshte kriminel.
Personalisht kur e pash ne lajme pas hekurave dhe i kerkuan te heqe bluzen e kuqe me Shqiponje, ndjeva se serbet nuk fituan vetem ndeshjen, por po fitojne edhe ate copez krenari te cilido nga ne, te cdo shqipetari. /Prive.al/

View this post on Instagram

Autochthonous Per 24 ore te bejne hero dhe per 24 ore te rrezojne perseri?! Keta jemi ne?! Nuk jam ndjere kurre me shume krenar ne jeten time se ajo dite qe u ngrit ai flamur ne mes te Beogradit… Sot kur e shikoj ne lajme Ismail Morinen me behet akoma edhe me e hidhur humbja, prandaj zgjedh te mos hesht per shqiptarin tim, patriotin e vertete dhe me te kercenuar ne shqiptari per jeten e tij. Ne nuk kishim mundesi ta mbronim jeten e tij, prandaj mbase dhe ai nuk kishte zgjidhje tjeter per tu vetmbrojtur. Mbase edhe une do te beja te njejten gje, cilido nga ne mbase do ta bente, por sot te pakten kemi mundesi qe sado pak ta mbrojme lirin e tij. Mjafton vetem te mos heshtim! Ne jemi te lire ndersa ai jo! Kete here mundemi ta mbrojme ate duke i harxhuar 2 minuta nga jeta jone ne mbeshtetje te tij sepse nganjehere populli eshte gjygjtari i vertet. Ismail Morina ''BALLISTI'' nuk eshte kriminel. Personalisht kur e pash ne lajme pas hekurave dhe i kerkuan te heqe bluzen e kuqe me Shqiponje, ndjeva se serbet nuk fituan vetem ndeshjen, por po fitojne edhe ate copez krenari te cilido nga ne, te cdo shqipetari.

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Artikuj të ngjashëm