Këtë vit si pothuajse asnjëherë tjetër shumë prej artistëve shqiptarë paralajmëruan këngë që do publikoheshin me rastin e ditës së Shën Valentinit.
Disa prej këtyre projekteve mbetën në trajtën e fjalëve e disa të tjera edhe u lançuan siç mendohej.
Alban Skënderaj me këngën ‘Unë dhe ti’ pritej tash e një kohë të godiste në shenjë pas një pauze relativisht të gjatë.
Por primati i këngës më të suksesshme me këtë tematikë mori rrjedhë tjetër kur u publikua edhe një krijim tjetër muzikor që nuk pritej.
Flori hodhi në Youtube këngën ‘Ku gabum’ në versionin e një videoje me tekst. E ky projekt ka rezultuar më i suksesshëm duke grumbulluar shumë pëlqime dhe shikime në rrjete sociale.
Edhe pse pa videoklip, Flori Mumajesi dëshmoi edhe një herë se suksesin në karrierë e ka të ndërtuar mbi vlera dhe edhe pa shumë zhurmë di ta fitojë atë.
Po ju cilën këngë zgjedhni ?! ‘Ku gabum’ apo ‘Unë dhe ti’ ?! /Prive.al/