Lumi B kujton albumin e parë të Kaos! (Foto)

By

Janë një ndër grupet më të dashura të Hip-Hip’it shqiptar. Lumi B dhe VigPoppa janë pjesë e skenës muzikore që shumë vite e madje kanë publikuar edhe albume.

Lumi B përmes Instagram ka kujtuar albumin e tyre të parë ‘Bardh e Zi’ e cila është lançuar në tregun muzikor në vitin 2008.

‘Bardh e Zi’ përmban 15 këngë e nga ajo dolën shumë hite. Një ndër këngët që vazhdon të dëgjohet edhe pas shumë kohësh është ‘Hey’.

I vetmi bashkëpunim i këtij albumi ishte ai me Nora Istrefin për këngën ‘Mos Fol’.

5 vite më vonë Kaos sollën albumin e tyre të dytë të titulluar ‘X’.

Aktualisht grupi ka realizuar projektin e ri të tyre që pritet të lançohet me videoklip shumë shpejt./Prive

image

Artikuj të ngjashëm