Reperja kosovare Melinda Ademi, ditë më parë i kërkoi falje këngëtares Tayna për ofendimet që ia kishte bërë me vargjet ‘freestyle’.
Mirëpo ajo në anën tjetër, po konsideron se nga publiku u cilësua si e dobët për gjestin e guximshëm që bëri.
Ajo kërkimfaljen e bëri publike në Instagram duke thënë se po e bën në emër të ndaljes së gjuhës së urrejtjes, ndërsa reagim nga Tayna nuk mori fare.
Por dje Melinda ka shkruar në Instagramin e saj duke thënë:
“Provova të jem e mirë por ata ma morën për dobësi. Më duhet ta sjellë bishën prapë në lojë, kjo ëshë e vetmja gjuhë që ata kuptojnë”, ka shkruar Melinda. /Prive.al