Ditën e djeshme, këngëtarja Enca Haxhia publikoi videoklipin e ri ‘Dua’.
Sic edhe pritej, rrjeti është ‘rrëzuar’ nga ky projekt muzikor për dy arsye. E para, sepse pritej që një kohë relativisht të gjatë dhe e dyta, sepse ka befasuar Enca me skenat e nxehta erotike.
Fabula e këngës ishte reflektuar më së miri në videoklip ku Enca shfaqej me puthje pasionante me modelin portugez, të zgjedhur për të luajtur rolin e tij.
Por si ishte përvoja e tillë për modelin që iu desh të përballonte skenat e nxehta me këngëtaren bombë?
Pak nga përshtypja, ai ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
‘Mund të duket si videoklip por për mua është shumë më shumë se kaq. Është kujtim i një kohe të bukur të kaluar me njerëz të mrekullueshëm të cilët do i mbaj gjithmonë në zemrën time. Falemnderit mbretëresha Encë’ – ka deklaruar ai në rrjetin social Instagram.
E besojmë ta ketë pasur goxha të vështirë… /Prive.al