Ishin miq e madje kanë edhe një këngë së bashku në repertorin e tyre. Por ajo do mbetet vetëm një kujtim i bukur në arkiv, ngase si kënga “Nese m’don ti” më në mes Ledri Vulës dhe reperit Blunt s’do të ketë.
Në mes tyre s’ka më harmoni kolegjiale, meqë ky i fundit shpërtheu në akuza e ofendime për Ledrin, i cili deri më tani ka heshtur duke mos u marrë fare me Blunt.
Por Ledri ka folur në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” në TV Klan, ku ka dy fjalë goxha thumbuese për kolegun e tij.
“Blunt është DJ i mirë, por se çfarë probleme psikike ka unk e di. Nuk jam psikiatër”, ka thënë Ledri, raporton Xing.al.
Këtu mund ta ndiqni të plotë videon përmbledhëse të akuzave të Blunt ndaj Ledrit: