Të gjithë e mbajmë në mend këngën e famshme të Tingullit të Trentë me Çiljeta Xhilagën.
Aso kohe ishte ndër të parat këngë me tekst eksplicit dhe në televizione transmetohej me censurë.
Tani kur kanë kaluar 12-të vjet nga publikimi i këngës që në tekst kishte frazën: “U sa kam b*** e mirë”, mamaja e këngëtares Xhilaga ka folur për kohën kur Çiljeta ishte ftuar të bënte këngën.
Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” në TV Klan, mamaja e këngëtares rrëfen se kishte mbetur e shokuar kur kishte dëgjuar këngën.
“Me Getoarin faktikisht na kanë marrë në telefon dhe ne marrim rrugën për Kosovë dhe shkojmë në studion e Getit edhe dëgjuam këngën: Qyqja Geto i thashë, kemi ardhur nga Tirana në Prishtinë për të dëgjuar këto fjalë? Jo i thash, nuk do ta lejoj Çiljetën të këndojë. Por ai mu kthye: Pse të mos e bëjë? Është diçka e bukur, do bëjë bujë. Më pas vendosëm dhe e bëmë, tregoi mamaja e këngëtares”, thotë mamaja e Çiljetës, raporton Xing. /Prive.al