Rreth një muaj pas publikimit të lajmit për ndarjen e tyre, ish- bashkëshorti i modeles Aurela Hoxha flet për herë të parë.
Admir Ismailukaj rrëfen për “Lapsi.al” se periudha pas ndarjes është e vështirë, por konfirmon edhe njëherë se nuk ka më kthim pas.
Sipas Ismailukajt, pas 14 vitesh përkushtim ai në fund ka marrë prej bukuroshes së kopertinave vetëm një zhgënjim të madh. “Për mua është një rrugë që s’ka kthim mbrapa. Pasi edhe nëse ajo më lutet, unë prap do e refuzoj. Çdo gjë ka marrë fund”, ka thënë ai.
Më tej ish- burri i Aurela Hoxhës ka pranuar se ka pasur një dashuri të madhe mes tyre, nga e cila mbeti vetëm zhgënjimi. “Përjetimi pas ndarjes është ai i një të dashuruari, që pas 14 vitesh mori zhgënjimin”, ka përfunduar Admir Ismailukaj. Një muaj më parë në media u bë publik lajmi për ndarjen e shoëgirl-it shqiptar Aurela Hoxha, nga bashkëshorti i saj Admir Ismailukaj.
Ata ishin njohur dhe dashuruar 14 vite më parë, ndërsa prej nëntorit të vitit 2005 ishin zyrtarisht të martuar. Tashmë ish-çifti janë në proces divorci, kërkesa për të cilin u bë nga Ismailukaj.
Bukuroshja Hoxha nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike lidhur me këtë, teksa vazhdon e qetë aktivitet e saj duke mos harruar të përshëndesë me foto edhe fansat në rrjetet sociale.