FLET ELHAIDA DANI: JAM E LUMTUR QË DËGJOVA SHTETIN TIM TË PARIN (VIDEO)

By

Këngëtarja Elhaida Dani ka folur pas kualifikimit në finale. Në konferencën për shtyp të Eurovisionit, Dani është pyetur për ndjenjën që pati kur mori lajmin e mirë.

Elhaida u përgjigj se ndihet mjaft e lumtur dhe e ‘çmendur: “Nuk prisja të dëgjoja emrin e vendit tim të parin”, teksa shtoi se është e mahnitshme të jesh në finale.

Po ashtu Elhaida tha se nuk ka rëndësi se si do shkoj nata finale, e rëndësishme është që do këndoj të shtunën.

Këngëtarja nuk la pa falenderuar edhe producentët e këngës ‘Zzap and Chriss./Prive.al

albania

 

Artikuj të ngjashëm