Flet Dua Lipa: ‘New Rules’ u keqkuptua (VIDEO)

By

Dua Lipa pranoi se ajo akuzohet për ‘urrejtje’ ndaj meshkujve – diçka për të cilën thotë se është një keqkuptim total.

Këngëtarja shqiptare kohëve të fundit foli për suksesin këngës ‘New Rules’ për Teen Vogue, këngë për të cilën tha se ishte për lidhjet e afërta mes mikeve.

“Shumë njerëz vijnë dhe më thonë: ‘ti me të vërtetë i urren meshkujt apo jo?’, tha ajo duke shtuar; “Ky është një keqkuptim total”.

“Doja që ajo të jetë këngë që ka të bëjë me rregullat mes shoqeve”, tha Dua në lidhje me këngën.

Madje, Dua shtoi edhe një rregull shtesë në ‘New Rules’, duke thënë: “Bllokoni ata në rrjetet sociale”.

‘New Rules’ rrëmbeu vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Belgjikë, Irlandë, Izrael dhe Rumani./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm