Rita Ora ka qenë e ftuar së fundmi në një radio në Skoci.
Rita ishte duke dhënë një intervistë në emisionin e mëngjesit ‘Capital FM’ dhe e veçanta ishte se një nga prezantuesit i quajtur Fat Brestovci ishte gjithashtu shqiptar nga Kosova.
Ai e përshëndeti Ritën në gjuhën shqipe.
“Mirëngjesi Rita, mirë se erdhe në Capital Breakfast”, iu drejtua ai, ndërsa Rita iu përgjigj menjëherë me “Mirëmëngjesi”.
Rita nuk ngurroi të shprehë habinë dhe gëzimin e saj për prezantuesin shqiptar.
“Është vërtet një çmenduri, më treguan para se të vija. Nuk kam takuar kurrë në jetën time dikë që vjen nga vendi im dhe ka theks skocez. Kjo është e mrekullueshme”, tha këngëtarja në intervistën e saj.
Dëgjojini më poshtë! /Prive.al
View this post on Instagram