Flaka hedhë dyshime për fitoren e Ilirit dhe për këtë ‘fajet’ i ka Lori Hoxha

By

Nga Amerika, mbi finalen e “Big Brother VIP” ka reaguar këngëtarja Flaka Krelani.

Ajo ka zgjedhur të hedhë hije dyshimi mbi fitoren e Ilir Shaqirit, duke e konsideruar atë si “kthim borxhi”.

View this post on Instagram

A post shared by FLAKA KRELANI (@flaka.krelani)

Por kujt i referohet Flaka me këtë thumb?

Ngjarja daton nëntë vite më parë kur ajo garonte në “Dancing with the stars”. Flaka kishte shkuar deri në dyshen finaliste por që në fund, spektaklin e fitoi Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Medias që është producente e këtij programi.

Atëbotë, anëtar kryesor i jurisë ishte balerini Ilir Shaqiri.

Ndonëse peshën më të madhe për fituesen e kanë pasur votat nga publiku, duket se Flaka nuk heq dorë nga insistimi se atëherë Lorit i ishte bërë një favor nga Iliri i cili është kthyer sot, në shkurt të 2022-ës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm