Pas një periudhe mjaft të turbullt me ndarje dhe ribashkime, dyshja e konkurrentëve të ‘Big Brother Albania 9’, Olsi dhe Fjorentina, duket se tashmë i kanë dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së tyre dhe këtë e konfirmoi vetë Fjorentina nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruante: ‘Po, jam beqare!’
Por duket se ndarja nuk ka qenë aspak e thjeshtë për ish-banoren e ‘Big Brother’, e cila së fundmi ka shprehur të gjithë dhembjen e saj për përfundimin e kësaj lidhjeje në një postim në Instagram
“Nuk e di nga t’ja nis… Më vijnë aq shumë gjëra në mendje që përplasen fort me njëra tjetrën… Premtime të bëra që s’u mbajtën kurrë … fjalë e vetëm fjalë në dukje të ëmbla, por në të vërtetë fjalë boshe që i mori era… Dhashë shumë nga vetja ime duke besuar në të gjitha ato ça më the, ju kundërvura të gjithëve vetëm për ty sepse besova tek ty … Por çdo gjë ndryshoka … Është jeta që na shtrëngon të ndryshojmë… Pak zhgënjimi dhe shumë falsiteti i njeriut që s’e prisja kurrë … Kjo është jeta… Me kohën kupton shumë gjëra dhe mëson se ca njerëz arrijnë t’i mbajnë maskat aq bukur sa është shumë e vështirë t’i kuptosh… Por unë do vazhdoj me kokën lart dhe krenare dhe më e fortë se kurrë sepse shumë herë, gabimet dhe zhgënjimet të bëkan më të fortë”-shkruan Fjorentina në Instagram transmeton Xing.al, duke fajësuar kështu ish të dashurin e saj Olsin, për falsitet. /Prive.al