Trendi i vitit 2016 tek femrat është pa dyshim shndërrimi në bjonde.
‘Valles’ iu kanë bashkangjitur edhe shumë këngëtare dhe në këtë pikë mund të themi lirisht se bjondet po dominojnë skenën.
E në prag të sezonit veror, nga ky ‘sindrom’ është prekur edhe Fjolla Morina që këtë shndërrim ka vendosur ta bëj sot.
‘Inovacion dhe ndryshim’ – ka shkruar këngëtarja në postimin e saj. Në mes të komenteve të bëra prej ndjekësve, shumica e kanë komplimentuar Fjollën për dukjen.
Po mendimi juaj cili është ?! /Prive.al/