Destinacioni super luksoz i pushimeve të Edona Llalloshit! (FOTO)

By

Edhe këngëtarja Edona Llalloshi ka hapur sezonin e verës me pushimet që me gjasë i ka nisur së fundmi.

Edona në rrjete sociale ka postuar foto ku shihet me vajzën e saj Doan, teksa shijon buzë pishinës temperaturat e nxehta të Dubait!

Edona po pushon në Jumeirah Zabeel Saray, një resort super luksoz me 405 dhoma dhe 38 rezidenca mbretërore, ku çmimi për një natë nuk është aspak i lirë.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë e pushimeve në Dubai për këngëtaren. Këtë destinacion ajo e kishte zgjedhur edhe dy vite më parë, në familjen atëbotë tre anëtareshe pa ardhjen në jetë të djalit, Nurit. /Prive.al/

 

 

 

Artikuj të ngjashëm