Emisioni NIN në Klan Kosova këtë të hënë shfaqi një intervistë ekskluzive me këngëtaren e njohur Adelina Ismaili.
Diva e muzikës shqipe siç cilësohet nga shumë kush, Adelina, foli rreth shumë gjërave duke përfshirë këtu pritjen e saj të ëmbël, ndarjen nga jeta të nënës së saj teksa nuk la pa komentuar as trendet e reja në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.
E njëra prej deklaratave të saj duket se nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares, Fjolla Morina, e cila me të dëgjuar i është vërsulur Adelinës përmes një reagimi jo fort miqësor në Instagram.
Për më tepër shikoni të plotë reagimin e këngëtares./Prive.al/