Në intervistën e fundit dhënë për Prive pak muaj më parë, këngëtarja Fjolla Morina u deklarua se është ‘beqare’ dhe nuk ka ndonjë risi në jetën e saj private.
Mirëpo, pavarësisht kësaj Fjolla ka bërë postime të shumta ku ka pranuar lule e ka bërë deklarata dashurie.
Rreth 7 orë më parë, në llogarinë e saj në Instagram ka bërë një tjetër postim ku në një dhomë ka shkruar: “Më mungon aroma jote”.
A është fjala për ndonjë të dashur të ri apo për ndonjë nga e kaluara kjo nuk dihet, por mund të themi se Fjolla qenka e dashuruar./Prive.al