Kresha dhe Erzina së shpejti prindër, pritja e ëmbël drejt fundit! (VIDEO)

By

Në Dhjetor të vitit që lamë pas, MC Kresha i dha fund beqarisë. Reperi i njohur i ‘PINT’ kurorëzoi dashurinë me Erzina Shehun, vajzën shqiptare të rritur në Kanada e cila ishte rikthyer në Kosovë me angazhime të punës por që gjeti edhe dashurinë.

Dasma e paraparë të zhvillohej në një rreth të ngushtë e më privat të familjarëve dhe miqve, pavarësisht dëshirës që të jetë më hermetike, pushtoi rrjetin! Për disa ditë rresht, Kresha dhe Erzina ishin kryetemë e shoubizit me eventin e tyre të kurorëzimit të dashurisë.

E nuk vonoi shumë dhe nga çifti erdhi edhe një tjetër lajm i bukur. Erzina ishte në pritjen e ëmbël dhe burime pranë protagonistëve konfirmuan për Prive.al se ajo dhe Kresha priten të bëhen prindër të një vajze.

Teksa reperi mbeti i angazhuar me koncerte deri në fillim të pandemisë që pezulloi gjithçka, Erzina është kthyer në Kanada për të kaluar javët e fundit të pritjes së ëmbël dhe ku sigurisht, do ta lindë vajzën e saj.

Kur aktualisht e ndajnë më pak se dy muaj nga fundi i shtatzënisë, Prive.al ka arritur të sigurojë disa pamje në Kanada të Erzinës e cila duket të jetë zbukuruar edhe më shumë nga nuri i kësaj periudhe. Numërimi prapa ka filluar dhe neve s’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë Xinës shtatzëni të lehtë edhe për periudhën e mbetur deri në sjelljen në jetë të vajzës!/PRIVE.AL 

Artikuj të ngjashëm