Këngëtarja Fjolla Morina ka festuar dje me 15 prill ditëlindjen e saj.
Ajo mbushi plot 38 vjet, dhe për dallim prej herëve të kaluara, ajo kësaj radhe ka kremtuar në privatësi të plotë.
Ishte e pritshme, sepse u bë një kohë që kur Fjolla po mban distancë nga vëmendja e publikut, derisa edhe postimet e saj në mediat sociale janë të rralla.
“Suppa Duppa” e publikuar në vitin 2022 mbetet video projekti i fundit i saj muzikor.
Urojmë që ajo të rikthehet me një këngë të re!