Aktori Art Kurti, i njohur për rolin e tij të gjakovarit në serialin “O sa Mirë”, u përcoll sot për në banesën e tij të fundit në varrezat e Tyrbes ‘Sheh Fetahu’’.
Familjarë e miq të shumtë ishin prezentë për t’i dhënë lamtumirën e fundit 23 vjeçarit i cili në mëngjesin e së martës u gjet pa shenja jete në një veturë në një fshat të Gjakovës, njofton Klan Kosova.
Për të nderuar veprimtarinë e tij, në Sallën e Kulturës në Gjakovë u mbajt sot po ashtu një mbledhje komemorative ku në fjalën e saj të rastit, motra e Art Kurtit, Mirjeta, ndau dhimbjen e saj me të pranishmit ndërsa dhe ka ndjerë keqardhje ngase nuk arriti të bënte më shumë për mbrojtjen e vëllaut të saj.