Fituesi i vërtetë i ‘Kënga Magjike’ është… KLEDI BAHITI!

By

Mbrëmjen që lamë pas u përmbyll edicioni i 19-të i festivalit ‘Kënga Magjike’.

Anxhela Peristeri u shpall fituesja me projektin ‘E çmendur’  teksa krahas çmimit kryesor, shumë prej artistëve morën nga një çmin në kategori përkatëse.

Por, kur jemi tek numri i çmimeve të fituara, ‘rekordmeni’ nuk duhet kërkuar në mesin e këngëtarëve.

Fituesi i vërtetë i këtij edicioni të ‘Kënga Magjike’ rezulton të jetë kompozitori nga ‘Threedots’, Kledi Bahiti!

Plot pesë nga gjashtë projektet muzikore që mbajnë vulën e tij kanë arritur të fitojnë çmime.

Krahas çmimit kryesor, katër këngë tjera të punuara nga Kledi e që triumfuan në kategori të ndryshme janë:  ‘Zhurmë’ nga Fifi si ‘Best hit’, ‘Humbur’ nga Samanta Karavello si ‘Best Ballad’, ‘Ti mos më shaj’ nga Valon Shehu si artisti më i pëlqyer në internet dhe Blerina Braka me ‘Mirëupafshim dashuri’ që mori çmimin ‘Çesk Zadeja’.

Ndryshe, Kledi Bahiti me punën e tij ka determinuar fituesit nëpër festivale shqiptare tash e një kohë. Këngët e tij, ‘S’je më’ dhe ‘Loti i fundit’ nga Elhaida Dani respektivisht Samanta Karavella triumfuan në Top Fest 9 dhe 10. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm