Një fytyrë e freskët pa grim të tepërt është gjithnjë e bukur, dhe këtë e dëshmoi edhe Fiona Gllavica duke postuar në Instagram një foto vetëm ‘ujë e sapun’.
Aktorja shumë e dashur ishte e ftuar në Prive për intervistën “Qitja pikën”, ku ekskluzivisht për Prive zbuloi se ajo është në pritje të ëmbël.
Në fjalinë “Do të bëhem nënë…” që duhet të vazhdonte ajo, aktorja përgjigjet:
“Do të bëhem nënë në fillim të korrikut ose në fund të qershorit.” – që la të kuptohej se aktorja shumë e dashur është në javët e para të shtatzënisë.
Intervistën e saj të plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.
Ajo po reflekton lumturi në foton e fundit që postoi ditën e sotme në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al