Filmi ‘Shok’ afër nominimit për Oscar

By

Një lajm i mirë ka ardhur për kineastët shqiptarë. Filmi me metrazh të shkurtër ‘Shok’ me skenar e regji të Jamie Donoughue e me aktorët shqiptarë Fisnik Ademi, Kushtrim Sheremeti, Aurita Agushi, Andi Bajgora është afër nominimit për Akademinë e Filmit.

Nga 144 hyrje që janë bërë në kategorinë e filmave të shkurtër, ky projekt është aktualisht në Top 10 e më të mirëve.

Nga këto vetëm 5 do të arrijnë të nominohen për ta fituar trofenë.

‘Shok’ deri më tani ka regjistruar 8 çmime në festivale ndërkombëtare. Filmi i gjatë 21 minuta flet për periudhën e luftës në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm