Filmi ku shfaqet aktorja shqiptare merr çmimin e madh në Festivalin e Venecias

By

Filmi francez “L’évenement”, i regjisores franko-libaneze, Audrey Diwan rrëmbeu çmimin e madh “Luani i Artë” në Festivalin e Venecias.

Në filmin ku trajtohet tema e abortit të paligjshëm interpreton edhe aktorja nga Kosova, Luana Bajrami.

Para kësaj, Luana luajti në dy filma të tjerë të shkurtër: Dy të Rinj Vdesin nga Tomasso Usberti, i cili fitoi çmimin e tretë nga Cinéfondation në Festivalin e Filmit në Kanë në 2017, dhe filmi i vitit 2018 Pas Natës, nga Valentin Plisson dhe Maxime Roux.

Ajo luajti rolin e Apollinës, udhëheqëse e një grupi prej gjashtë nxënësish të talentuar që përballen me mësuesin zëvendësues të tyre (luajtur nga Laurent Lafitte) në filmin e Shkolla në Pushim 2019 të Sébastien Marnier 2019, i përshtatur nga romani eponimik i Christophe Dufossé. Ajo u vlerësua për portretizimin e saj të Apollinës, me ç’rast EJ Oakley nga The Panoptic thotë se “Luana Bajrami është veçanërisht kërcënuese si Apollina fjalamane dhe e zymtë”.

Bajrami u vlerësua për portretizimin e saj të Sophie në filmin e pavarur Francez i vitit 2019, Portreti i një Vajze në Zjarr. Po atë vit, ajo luajti rolin e Emës në filmin Gëzuar Ditëlindja të Cedric Khan, film i cili shtjelloi dramën e një ribashkimi të një familje jofunskionale.

Në vitin 2020, u bë e ditur se Bajrami ishte duke bërë debutimin e saj regjisorial me filmin Kodra Ku Luaneshat Hungërojnë. Bajrami u nominua si “Aktorja më premtuese” në Çmimet César 2020.

Artikuj të ngjashëm