Tension dhe përplasje në eventin që bëri bashkë Noizyn dhe Meritonin

By

Mbrëmjen që lamë pas në Tiranë u zhvillua eventi “Albulena Fight Night”.

Përpos meçit mes Ervis Bici dhe Abdul Kassimi, pjesë e programit ishin edhe performance special.

Të ftuar ishin Noizy dhe Meriton Mjekiqi, secilën me pjesën e tij të ndarë por që nuk ka kaluar pa tensione.

Dy rivalët që pranuan të jenë në një event janë ndeshur me një situatë të tensionuar nga audienca e pranishme.

Me t’u ngjitur Meritoni në skenë, shumë nga publiku kanë brohoritur emrin e Noizyt i cili mes tjerash performoi edhe një nga diss-et që i drejtohet edhe Meritonit.

Ndjekësit kanë pikasur edhe një moment të përplasjes në prapaskenë. Ngjarja duket të ketë ndodhur mes fansave të reperit dhe rrethit të miqve të moderatorit por kjo nuk ka mundur të konfirmohet plotësisht.

Megjithatë, në tërësi, gjërat kanë shkuar fatmirësisht pa telashe serioze apo ndonjë eskalim të rëndë të situatës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm