“Illyricvm”, filmi që paraqet jetën e ilirëve, nga e premtja që lamë pas është me disa termine në kinemanë Cineplexx.
“Illyricvm” me skenar dhe regji të Simon Bogojević Narath, filmi artistik i metrazhit të gjatë vjen si bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Kosovës dhe Bosnjës, dhe është duke u shfaqur edhe në Prishtinë.
Ky film është i veçantë për faktin se është projekti i parë ku i shohim ilirët të ecin, të flasin, të ekzistojnë.
Një prej aktorëve, Dukagjin Podrimaj na tregon më shumë për produksionin.
Ndiqni materialin e mëposhtëm për “Illyricvm”. /Prive.al