Fillojnë xhirimet për filmin ‘Një tregim në Prishtinë’: Ja cilët aktorë do të marrin pjesë! (FOTO)

By

Mungesa e filmave kualitativ në vendin tonë ka disa arsye duke filluar nga ajo ekonomike e për të vazhduar me problemet tjera.

Por pavarësisht kësaj ka nga ata regjisorë që edhe në këto kushte po mundohen të sjellin risi në këtë sferë të artit duke u munduar që sado pak të mbulojnë boshllëkun e krijuar në këtë fushë.

Siç raporton Kultplus filmi ‘Një tregim në Prishtinë’ sapo ka nisur xhirimet e para teksa do të jetë një dramë familjare që flet për një familje të shtresës së mesme, e cila përballet me sëmundjen e vajzës së tyre; leukeminë akute dhe mënyrën se si ata i sigurojnë mjetet për shërimin e vajzës. Ky rrëfim përfundon me shërimin e vajzës por me shumë peripeci gjatë gjithë asaj kohe.

Në rolet kryesore do të jenë edhe disa nga artistët tanë më të njohur siç janë: Donat Qosja, Teuta Krasniqi, Lis Tafa etj.

Për regjinë e filmit është përkujdesur Burbuqe Berisha ndërsa producent i tij është Agron Vula teksa pritet që premier a e tij të jetë në qershor të vitit 2017. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm