Filharmonia e Kosovës ka bërë të ditur se më 10 shkurt do të hapë një koncert në atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se koncerti do të hapet me “Rapsodi Shqiptare” nga Fan S. Noli, duke shënuar kështu intepretimin e parë të një prej kompozimeve të Nolit nga Orkestra jonë.
“Këtë mbrëmje do të interpretohet edhe premiera e “Koncert për Piano” nga kompozitorja Dafina Zeqiri – Nushi, me pjesëmarrjen e pianistit të shquar kosovar Misbah Kaçamaku”.
“Koncerti do të përmbyllet me Simfoninë e 3-të të Jean Sibelius-it, kjo pas interpretimit të Simfonisë së 1-rë dhe të 2-të vitin e shkuar.”
“Mos e humbni këtë koncert i cili do të dirigjohet nga amerikani Gregory Charette, i cili rikthehet në Prishtinë për edhe një koncert tejet impenjativ”, thuhet në njoftim.
Koncerti do të nisë nga ora 20:00.