Fifi viziton Fjollën në arrest, ndanë momentin emocional me ndjekësit

By

Këngëtaret Fjolla Morina dhe Fifi kanë pasur tash e një kohë një raport shumë të afërt me njëra-tjetrën.

Dy kolege që janë edhe shoqe miqësinë e testojnë në periudha të vështira, si këto nëpër të cilat po kalon Morina.

Pas shqiptimit të masës “arrest shtëpiak”, Fifi e ka vizituar në Kukës shoqen e saj mbrëmjen që lamë pas.

“Jam këtu për ty” – shprehet Fifi krah një fotografie të përbashkët nga banesa e re e Fjollës në Kukës.

No description available.

Në një tjetër postim, është ndarë një tjetër moment emocional kur Fjolla bisedon në kamerë me vajzën e saj të vogël, Alayah.

No description available.

Kujtojmë se Prive kapi shkrepje ekskluzive të Fjollës dhe Alayah fundjavën që lamë pas në Kukës nga dritarja e banesës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm