Fifi thumbon koleget: Po bëjnë muzikë për të bërë ‘fraera’ (VIDEO)

By

Është tekstshkruese dhe një këngëtare me shumë talent. Ajo “boom-in” e karrierës e pati në edicionin e fundit të festivalit “Kënga Magjike” në Tiranë, ku u vlerësua shumë si interpretuese e këngës “Zhurmë”, e cila u cilësua si hit.

Por Fifi s’është aspak e kënaqur me muzikën që po bëjnë koleget e saj e madje disa prej tyre edhe i thumbon.

Ajo thotë se shumica prej tyre, s’kanë talent dhe po e shfrytëzojnë artin për famë.

“E kam thënë një gjë dhe do vazhdoj ta them. Sot njerëzit po bëjnë muzikë për ta bërë ndonjë fraer apo për të bërë muzikë e s’kanë fare lidhje me këtë punë dhe kjo është e tmerrshme”

Fifi foli edhe për këngën “Zhurmë” e për Prive kësaj here tha se kjo këngë s’është dedikim personal, ngase nga ngjarja që i kishte ndodhur, tekstin e kishte shkruar një vit më pas.

“E dashuroj dashurinë dhe në momentin që lëndohesh prej dashurisë, kjo është e mrekullueshme”, deklaron ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm