Së fundmi Fifi realizoi një sesion pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e saj.
Janë këto raste ku ajo sqaron thashetheme të ndryshme dhe jep detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale.
Një nga ndjekësit e pyeti se “A është e vërtetë që ke qenë e fejuar?”, pyetje në të cilën këngëtarja nga Ferizaj u përgjigj.
Ajo insiston që gjithnjë ka qenë e hapur me publikun e saj dhe përveçse nuk ka qenë asnjëherë e fejuar, një gjë e tillë as nuk është në planet e saj momentalisht.
“Zot i madh. Jo. Deri më sot jam treguar shumë transparente dhe me pas qenë do e kisha thënë për këtë më beso. Po e theksoj, nuk kam qenë dhe nuk është në horizont ajo ngjarje njëherë”, ishte përgjigja e këngëtares. /prive.al